Vendimi u bë i ditur gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Turqi. Trump urdhëroi Sekretarin e Financave, Scott Bessent, që të ndërpresë menjëherë tregtinë me Spanjën, përfshirë edhe vizitat.

Presidenti amerikan argumentoi se Spanja nuk merr pjesë dhe nuk paguan sa duhet në Aleancë. Ai theksoi se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje tregtare me këtë vend. Trump shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij me NATO-n për mbështetjen e pamjaftueshme në konfliktin me Iranin.