Donald Trump theksoi se gjatë varrimit të Ajatollah Ali Khamenei, e gjithë udhëheqja iraniane do të jetë e pranishme. Ai pohoi se SHBA-ja mund t'i sulmojë, por shtoi se një veprim i tillë do të eliminonte çdo mundësi bisedimi në të ardhmen.
Trump foli gjithashtu për marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai deklaroi se Netanyahu ka kërkuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, i cili pritet të ndodhë javën e ardhshme pas kthimit të tij nga Samiti i NATO-s. Një zyrtar izraelit konfirmoi kërkesën për takim, por sqaroi se data nuk është finalizuar dhe mund të shtyhet për shkak të agjendës së ngjeshur.
Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes tyre që nga shkurti i këtij viti. Atëherë, Netanyahu i paraqiti Trumpit një plan për Iranin. Muajt e fundit, mediat raportuan tensione dhe dallime mes SHBA-së dhe Izraelit për mënyrën e trajtimit të Iranit dhe konfliktit rajonal.