Ky zhvillim shënon një ndryshim të mundshëm në politikën amerikane ndaj Ankarasë. Turqia u përjashtua nga programi F-35 në vitin 2019 pas blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Uashingtoni e konsideroi blerjen e S-400 si rrezik për sigurinë e teknologjisë së avionëve F-35.

Burime të administratës amerikane bëjnë të ditur se ende nuk ka një plan të finalizuar për tejkalimin e pengesave ligjore dhe kufizimeve të Kongresit. Megjithatë, po shqyrtohet mundësia e një shkëmbimi letrash mes dy liderëve. Kongresi amerikan kishte ndaluar shitjen e F-35 drejt Turqisë, për sa kohë Ankaraja mban në përdorim sistemin rus S-400.

Një nga opsionet e diskutuara është transferimi i sistemit S-400 në një vend të tretë. Ky mekanizëm mund të zhbllokonte rikthimin e Turqisë në programin F-35, por nuk është finalizuar ende. Muajin e kaluar, administrata amerikane njoftoi Kongresin për synimin e saj për t'i shitur Turqisë motorë reaktivë me vlerë mbi 700 milionë dollarë.