Presidenti Donald Trump mbërriti në Ankara, Turqi, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s. Ai u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pranë avionit Air Force One. Më herët, edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky arriti në Samitin e NATO-s.

Samiti i Ankarasë pritet të fokusohet në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të Aleancës. Presidenti Trump ka kritikuar vazhdimisht shtetet anëtare për nivelin e shpenzimeve në mbrojtje, duke kërkuar rritjen e pragut nga 3% në 5% të PBB-së. Që nga fillimi i mandatit të dytë, Trump e ka vlerësuar presidentin Erdoğan si një mik të mirë të SHBA-së dhe anëtar të rëndësishëm të NATO-s.