Gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, presidenti amerikan Donald Trump shprehu pakënaqësi të thellë ndaj Aleancës. Ai theksoi veçanërisht refuzimin e NATO-s për të ndihmuar SHBA-në me Iranin dhe menaxhimin e situatës me Grenlandën.
Trump kritikoi ashpër Spanjën, duke deklaruar se ajo është “partnere e tmerrshme” pasi nuk kontribuon dhe nuk paguan. Ai bëri thirrje për shkëputjen e të gjitha raporteve tregtare me Spanjën, përfshirë vizitat. Presidenti amerikan theksoi se SHBA-ja po paguan shumë për mbrojtjen e shteteve anëtare nga Rusia, pa marrë asgjë në këmbim. Ai gjithashtu shprehu zhgënjim për mënyrën se si NATO-ja ka trajtuar SHBA-në lidhur me Grenlandën, duke e cilësuar atë si “problem të madh”.