Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar zhvillimet e Samitit të NATO-s në Ankara, duke theksuar se marrëdhënia e Presidentit Trump me Aleancën ka shfaqur shenja ftohjeje. Sipas Bimos, vendet evropiane nuk iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Trump për mbështetje në konfliktin me Iranin, çka shkaktoi tensione.

Donald Trump ka theksuar se nuk i interesojnë më kontributet financiare, por besnikëria ndaj Shteteve të Bashkuara. Kërkesa e tij që aleatët e NATO-s të përfshiheshin në operacionet kundër Iranit u bë jashtë procedurave të zakonshme të Aleancës dhe u refuzua nga disa vende evropiane. Ky refuzim ka krijuar tensione mes Trump dhe disa liderëve evropianë.

Edhe pse Europa ka ofruar mbështetje në operacione ushtarake, presidenti amerikan e konsideron atë të pamjaftueshme. Kjo tregon se Trump nuk e mbështet më NATO-n në formën aktuale, por kërkon një marrëdhënie të bazuar te besnikëria, jo te funksionimi tradicional i Aleancës.