Aktiviteti do të mbahet këtë të shtunë në “National Mall” dhe përfshin fluturime ajrore nga avionë ushtarakë dhe civilë, si dhe një shfaqje gjigante fishekzjarrësh. Fluturimet mbi Uashington do të zhvillohen çdo orë nga ora 13:15, me pjesëmarrjen e avionit presidencial Air Force One. Festimet zyrtare do të nisin në orën 19:00, pas të cilave do të pasohet nga shfaqja e fishekzjarrëve.

Kjo shfaqje parashikohet të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë, me rreth 850,000 fishekzjarre të lëshuara nga 10 pika nëpër qytet, përfshirë tetë barka në lumin Potomac. Organizatorët shprehen se shfaqja do të zgjasë 40 minuta, dy herë më shumë se zakonisht. Donald Trump e ka përshkruar këtë ngjarje si një “tubim spektakolar” dhe premtoi një fjalim “vërtet të gjatë”.

Megjithatë, aktiviteti ka ngjallur polemika. Kundërshtarët e Trump e kanë akuzuar atë për politizimin e festës kombëtare, duke çuar në tërheqjen e disa grupeve muzikore. Sfida të tjera përfshijnë temperaturat e larta, rreth 38°C dhe lagështinë, si dhe paralajmërimin për stuhi të mundshme në mbrëmje, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e ceremonive.