Komisioni Disiplinor i FIFA-s anuloi kartonin e kuq të Folarin Balogunit. Sulmuesi i kombëtares së SHBA-së e mori kartonin në ndeshjen e kaluar kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Donald Trump e shprehu mirënjohjen të dielën mbrëma në platformën 'X'. Ai theksoi se FIFA korrigjoi një padrejtësi të madhe duke vepruar drejtë.

Me këtë vendim, Balogun do të jetë në dispozicion për ndeshjen e një të tetës së finales kundër Belgjikës. Dënimi fillestar me një ndeshje pezullim u shndërrua në dënim me kusht për një periudhë njëvjeçare.