Donald Trump bisedoi me liderët e Ukrainës dhe Rusisë të shtunën, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Qëllimi ishte diskutimi i situatës së luftës dhe mundësia e përfundimit të saj.

Presidenti Zelensky deklaroi se zhvilloi një “bisedë shumë të mirë” me Trumpin. Përveç urimeve për 250-vjetorin e pavarësisë, ata trajtuan situatën në front. Zelensky theksoi se ekziston një “perspektivë reale” për t’i dhënë fund konfliktit dhe se Trump kishte rënë dakord të vazhdonte bisedimet gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, nga 7 deri më 8 korrik.

Kremlini gjithashtu konfirmoi bisedën telefonike mes Presidentit Putin dhe Trumpit. Këshilltari i presidentit, Yuri Ushakov, bëri të ditur se biseda zgjati 1 orë e 25 minuta, gjatë së cilës Putin uroi Trumpin për festën. Ushakov shtoi se Putin preku çështjen e territoreve ukrainase, veçanërisht në prag të pjesëmarrjes së Trumpit në samitin e NATO-s në Turqi. Ai pohoi se Trump riafirmoi gatishmërinë e tij për të lehtësuar përfundimin sa më të shpejtë të armiqësive dhe për të kërkuar zgjidhje për kapërcimin e krizës.

Këto biseda telefonike erdhën pak ditë pas një sulmi të madh rus në Kiev, i cili vrau të paktën 30 persona. Po ashtu, një natë më parë, forcat ukrainase kryen sulme ndaj infrastrukturës së naftës pranë Shën Pjetërburgut.