Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka përfunduar armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Gjatë një prononcimi për gazetarët në samitin e NATO-s, Trump theksoi se nuk dëshiron të angazhohet më me udhëheqjen iraniane, duke e konsideruar këtë një humbje kohe.

Ai shtoi se negociatorët mund të vazhdojnë kontaktet, por aktualisht ato nuk sjellin rezultate. Trump kritikoi gjithashtu aleatët e NATO-s, duke thënë se nuk mbështetën mjaftueshëm Uashingtonin në përballjen me Iranin. Presidenti amerikan e përshkroi Iranin si një nga shtetet kryesore që sponsorizon terrorizmin dhe shprehu zhgënjimin e tij me NATO-n, duke theksuar pagesat miliarda dollarëshe të SHBA-së për aleancën.

Donald Trump e cilësoi regjimin iranian si një kërcënim dhe “kancer”. Ai përsëriti qëndrimin se Teheranit nuk duhet t'i lejohet zhvillimi i armëve bërthamore. Këto deklarata vijnë pas përshkallëzimit të fundit të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, ku SHBA-ja dhe Irani janë përfshirë në një seri sulmesh dhe kundërpërgjigjesh ushtarake.