Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Një sasi e vogël lënde plasëse u vendos në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. Shërbimet policore shkuan menjëherë në vendngjarje pas raportimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprime për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjithashtu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.