Një sasi e dyshuar lënde plasëse u vendos në mëngjes në një makinë, e cila rezultoi në pronësi të shtetasit me inicialet L.F.. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore shkuan në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Autoritetet synojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.