Në një konferencë shtypi pas mbledhjes në Kuvend për Kodin Zgjedhor, Trençevska theksoi se dy modelet e propozuara nga qeveria për votimin e diasporës, ai elektronik dhe postar, përbëjnë manipulim zgjedhor.
Sipas saj, qeveria dhe kryeministri Mickoski synojnë të manipulojnë 200 mijë vota. Deputetja shtoi se për qeverinë, axhenda e reformave nuk është thelbësore, por shërben si alibi për mos përmbushjen e reformave të nevojshme për integrimin evropian.
Trençevska theksoi se humbja e mbështetjes qytetare po shtyn qeverinë të shpikë justifikime e modele për inxhinieri zgjedhore. Ajo përmendi se fillimisht u propozua votimi elektronik, më pas ai me postë, duke i cilësuar të dyja modele të përshtatura për "vjedhje perfekte të votave".
Ajo propozoi që këto dispozita të zbatohen vetëm nga zgjedhjet e vitit 2029. Kjo do të ofronte kohë të mjaftueshme për ndërtimin e një modeli serioz dhe të besueshëm përmes debatit publik të gjerë dhe konsensusit politik.