Detaje të reja janë zbuluar nga ceremonia martesore e Taylor Swift dhe Travis Kelce. Të pranishmit deklaruan se Kelce ishte më emocional se Swift gjatë betimeve. Një nga të ftuarit tha se "në fakt ishte Travis ai që ishte më emocional", pavarësisht pritshmërive që nusja të derdhte më shumë lot.

Taylor Swift përfshiu një pjesë të kënduar në betimet e saj, duke emocionuar thellësisht të gjithë të pranishmit. Edhe nëna e Travis Kelce, Donna Kelce, e përshkroi ceremoninë si "magjike", duke ruajtur diskrecionin për shkak të marrëveshjes së konfidencialitetit.

Dasma u mbajt në Madison Square Garden, ku morën pjesë rreth 1,000 të ftuar, përfshirë figura të njohura nga bota e muzikës, sportit dhe kinemasë. Edhe pse ceremonia u organizua me masa të rrepta privatësie, disa detaje kanë filluar të dalin në dritë.