Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) informoi se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Rrugët janë të thata, me intensitet mesatar të trafikut jashtë zonave urbane.

Në pikën kufitare "Bogorodicë" është shënuar frekuencë e shtuar e automjeteve. Pritja për dalje nga Maqedonia e Veriut në këtë pikë arrin 15-30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje-dalje.

LAMM këshillon drejtuesit e mjeteve të respektojnë shpejtësinë e rregulluar dhe sinjalistikën. Kujdes i shtuar rekomandohet në rrugët përgjatë luginave dhe grykave, veçanërisht në seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë, për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut.