Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) ka njoftuar se nuk ka vonesa të zgjatura për hyrje apo dalje në pikat kufitare të vendit. Gjithashtu, theksohet se rrugët janë të thata, duke mundësuar një zhvillim të qetë të trafikut.
Megjithëse është vënë re një rritje e intensitetit të trafikut në rrugët jashtë zonave urbane, lëvizja po kryhet pa probleme. LAMM ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në zonat me lugina, gryka dhe brigje lumenjsh, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Këto rekomandime janë veçanërisht të rëndësishme për segmentet rrugore si Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.