Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftoi se nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi në pikat kufitare. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, me intensitet të moderuar jashtë zonave urbane. Të gjitha rrugët janë të thata.
LAMM u bën thirrje shoferëve të reduktojnë shpejtësinë. Kjo vlen veçanërisht nëpër lugina, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.