Mateus Fernandes, 21 vjeç, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Tottenhamin, pas një gare të fortë me Manchester United. Ky transferim tejkalon rekordin e mëparshëm të klubit prej 65 milionë funtesh, shpenzuar për Dominic Solanke.

Në njoftimin e klubit theksohet: “Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Mateus Fernandes. Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares portugeze vjen nga West Ham United.”

Fernandes është blerja e dytë me vlerë të lartë këtë verë për Tottenhamin. Më herët, klubi ka afruar mbrojtësin Jan Paul van Hecke nga Brighton për 60 milionë euro. Po ashtu, janë transferuar si lojtarë të lirë mbrojtësit Andy Robertson dhe Marcos Senesi, si dhe portieri Martin Dubravka.

Mateus Fernandes iu bashkua West Ham verën e kaluar nga Southampton për rreth 45 milionë euro. Ai luajti në të gjitha 38 ndeshjet e Premier Ligës me West Ham, duke shënuar katër gola. Fernandes debutoi me kombëtaren e Portugalisë në prill, por nuk u përfshi në listën për Kupën e Botës.