Futbollisti Bleart Tolaj sqaroi të premten se ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Gjilanin. Ai theksoi se është i përkushtuar maksimalisht për klubin e ri dhe i lumtur me këtë hap në karrierë.
Më parë, më 1 korrik, Tolaj ishte zyrtarizuar nga Gjilani. Megjithatë, pak minuta më vonë, Ballkani i Suharekës njoftoi se Tolaj kishte rinovuar kontratën me ta për dy edicione të tjera, duke krijuar paqartësi për statusin e lojtarit.
Tolaj kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar, duke marrë përgjegjësinë për situatën. Ai shpjegoi se do të luajë dy ndeshjet e para të Ligës së Konferencës me Ballkanin, e më pas do t’i bashkohet skuadrës së Gjilanit për pjesën e mbetur të sezonit të ri.