Të arrestuarit janë L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç. Ata dyshohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në kërkim është shpallur E. L., 17 vjeç, i dyshuar për “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Puna për kapjen e tij vijon.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital duke marrë kujdes mjekësor.

Ngjarja u dokumentua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pasi u njoftuan për një konflikt në hyrjen e parkimit të një pallati.