Incidenti ndodhi gjatë kalimit të autobusit të linjës së Tufinës në zonën ku ishin mbledhur protestuesit. Ata ishin pozicionuar pranë komisariatit, ku mbahen disa prej personave të shoqëruar nga protesta para Parlamentit. Konflikti filloi me faturinon dhe shoferin e autobusit.
Më pas, protestuesit goditën mjetin me shishe uji dhe sende të forta.