Ardit Krymi është prezantuar si lojtari më i ri i KF Tiranës. Mesfushori shkodran ka firmosur me klubin kryeqytetas, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Krymi, 29 vjeç, vjen nga radhët e Vllaznisë. Ai do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke forcuar mesfushën e Tiranës.