Dean Klafurić ka arritur marrëveshjen me klubin bardheblu. Klubi e prezantoi atë me mesazhin: “Me respekt për historinë. Me besim për të ardhmen. Mirë se erdhe, Dean Klafurić”.

Trajneri Klafurić deklaroi se beson te puna e përditshme, pasioni, dashuria dhe puna në ekip. Ai theksoi se nuk ka ardhur për të ndryshuar ADN-në e Tiranës, por për të dhënë kontributin e tij dhe për të ndihmuar lojtarët të japin maksimumin.