Brazili u eliminua në fazën 1/8 të finales nga Norvegjia, duke humbur me rezultatin 2:1. Ky rezultat ka nxitur reagime të forta nga tifozët, të cilët kritikojnë ashpër Ancelottin.
Disa tifozë e quajnë Ancelottin “frikacak dhe arrogant”, duke e konsideruar fajtorin kryesor për eliminimin. Kritikave i shtohet edhe vendimi i tij për të mos përfshirë sulmuesin Joao Pedro të Chelseat në skuadër, duke preferuar Neymarin.
Ancelotti, 67 vjeç, ka një kontratë me kombëtaren braziliane deri në verën e vitit 2030. Përveç kërkesave për shkarkimin e tij, disa tifozë shprehin dëshirën që ekipin ta drejtojë ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke e cilësuar atë si të vetmin që mund të "shpëtojë Brazilin".