Organizatorët i bënë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, nga Konispoli në Vermosh, si dhe diasporës, që të bashkohen në kryeqytet. Mesazhi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve me familjarë dhe miq.
Kjo protestë synon të jetë tubimi më i madh që prej nisjes së lëvizjes protestuese. Kërkesat kryesore mbeten lirimi i personave të arrestuar gjatë protestave të mëparshme dhe dorëheqja e qeverisë.