Incidenti ndodhi rreth orës 11:15 të premten, në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas. Pas një konflikti të lindur në trafik, një burrë kosovar e sulmoi fizikisht viktimën me thikë.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia e Kosovës ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. I dyshuari për sulmin ende nuk është kapur dhe ndodhet në arrati.