Këshilltari i BDI-së, Berat Murati, dorëzoi kërkesën për plotësimin e rendit të ditës për seancën e 13 korrikut. Ai kërkon që propozimi për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike të jetë pika e parë e rendit të ditës. Propozimi synon të pasqyrojë realitetin historik dhe të respektojë të gjitha komunitetet etnike.

Kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, konfirmoi marrjen e kërkesës. Ai deklaroi se kërkesa do të shqyrtohet bashkë me këshilltarët e opozitës. Pas debatit, vendimi do të merret nga shumica. Abduli shtoi se Këshilli Komunal ka një komision të posaçëm për emërimin e rrugëve.

Kjo kërkesë paraqitet pas disa refuzimeve të propozimeve të mëparshme të opozitës nga Komuna e Tetovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi emrat e disa rrugëve dhe sheshit. Pritet që brenda dy muajve të ketë zhvillime më konkrete rreth procesit të riemërimit të rrugëve, i cili ka nisur tashmë në komunë.