Veprimtaria do të realizohet nga një operator i autorizuar dhe do të mbikëqyret nga përfaqësues të Komunës. Dezinsektimi është pjesë e programit të rregullt për zvogëlimin e numrit të insekteve gjatë periudhës së verës.

Komuna kërkon nga qytetarët që të ndjekin rekomandimet e ekipeve në terren. Gjatë spërkatjes, dritaret e objekteve banesore dhe afariste duhet të mbahen të mbyllura. Qëndrimi i panevojshëm jashtë duhet të shmanget.

Një apel i veçantë u drejtohet bletarëve. Ata duhet të marrin masat e duhura për të mbrojtur kolonitë e bletëve, duke parandaluar dëmtimet e mundshme nga trajtimi i insekteve.