Në test morën pjesë 21.982 nxënës. Analiza sipas lëndëve tregon se suksesi më i lartë u shënua në Gjuhën Angleze me 65.97%, Histori me 62.23% dhe Gjuhë Shqipe me 54.63%.
Arritshmëria më e ulët u evidentua në Kimi me 37.68% dhe Matematikë me 37.93%. Më pas renditen Biologjia me 40.83%, Fizika me 45.33%, Informatika me 47.87% dhe Gjeografia me 47.84%.
MASh theksoi se rezultatet ofrojnë pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në fund të arsimit të mesëm të ulët. Këto të dhëna do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë në arsim. Ditën e testimit, pyetjet qarkulluan në rrjetet sociale.