Arritshmëria më e lartë u regjistrua në Gjuhën angleze me 65.97%, e pasuar nga Historia me 62.23% dhe Gjuha shqipe me 54.63%. Në anën tjetër, lëndët me rezultatet më të ulëta ishin Kimia me 37.68% dhe Matematika me 37.93%.

Biologjia shënoi 40.83%, Fizika 45.33%, ndërsa Informatika dhe Gjeografia patën arritshmëri të ngjashme me 47.87% dhe 47.84% respektivisht.

MASH theksoi se këto rezultate reflektojnë nivelin e përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët. Të dhënat do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.