Terras zhvilloi takime me zyrtarë të lartë kosovarë, ku diskutuan zhvillimet politike dhe procesin e integrimit evropian. Ai u takua me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Eurodeputeti estonez njoftoi takimet përmes një postimi në platformën X. Ai ritheksoi se perspektiva e Kosovës është Bashkimi Evropian, duke shtuar se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave.

Vizita e Terras në Kosovë ndodh në një periudhë kur vendi synon avancimin e procesit të integrimit evropian dhe pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.