Terras zhvilloi takime me udhëheqës politikë në Kosovë dhe u shpreh se po punohet në këtë drejtim. Ai u takua me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Haxhiu kërkoi trajtim pa vonesa të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Ajo shtoi se progresi i vendit drejt bllokut evropian duhet vlerësuar mbi bazë merite. Haxhiu theksoi se Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë për statusin e vendit kandidat dhe fillimin e negociatave.
Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Megjithatë, ky aplikim nuk ka kaluar ende fazën e parë formale të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.