Tërmetet shkaktuan gjithashtu lëndimin e 16,592 personave dhe lanë rreth 16,309 banorë pa strehë. Nga goditjet u dëmtuan 856 ndërtesa, ndërsa 190 të tjera u shembën plotësisht.
Autoritetet venezueliane po vijojnë operacionet e shpëtimit dhe ato humanitare. Vlerësimi i plotë i dëmit është ende në proces.
Më 24 qershor, Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 Rihter, të cilat ndodhën me 39 sekonda diferencë. Shteti bregdetar i La Guaira dhe kryeqyteti Karakas ishin zonat më të prekura. Pas goditjeve fillestare, vendi përjetoi mbi 600 pasgoditje, kryesisht me intensitet më të ulët.