Incidenti u regjistrua më 30 qershor, kur 58-vjeçari, i shqetësuar nga zhurmat e dy fëmijëve 8 dhe 11 vjeç, hyri me forcë në apartament. Në atë moment, nëna e fëmijëve nuk ndodhej në banesë. Sipas kallëzimit të nënës, pronari fillimisht kërcënoi fëmijët, më pas goditi 8-vjeçarin në fytyrë dhe i vendosi një jastëk mbi fytyrë, duke i rrezikuar jetën.

Fillimisht, ndaj burrit u ngritën akuza për prishje të qetësisë, lëndim trupor dhe kërcënim. Megjithatë, pas vlerësimit të provave nga prokurori, akuza u rëndua në tentativë vrasjeje. I dyshuari kërkoi falje për ngjarjen gjatë paraqitjes para gjykatës, por gjyqtari dhe prokurori vendosën masën e paraburgimit. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij akti të rëndë.