Fushata e Senegalit në Kupën e Botës 2026 u shoqërua me eliminim të hershëm dhe tensione të brendshme. Dy nga lojtarët kryesorë, Sadio Mane dhe Kalidou Koulibaly, ishin në qendër të mosmarrëveshjeve. Këto filluan para nisjes së turneut dhe lidhen me mosftesën e mbrojtësit Malang Sarr në listën përfundimtare.

Sarr, pavarësisht paraqitjeve të mira me Lens, u la jashtë skuadrës dhe u përfshi vetëm në listën e rezervave. Trajneri Pape Thiaw zhvilloi bisedime me liderë të ekipit si Koulibaly, Edouard Mendy dhe Idrissa Gana Gueye për situatën e Sarr. Sadio Mane ishte pro përfshirjes së Sarr, ndërsa Koulibaly ishte kundër, duke shkaktuar përplasjen e parë mes tyre.

Tensionet u përshkallëzuan një natë para ndeshjes hapëse kundër Francës. Mane dyshonte për gjendjen fizike të Koulibaly, i cili kishte një dëmtim. Ai sugjeroi që Sarr të zinte vendin e Koulibaly në formacion. Ky propozim nuk u prit mirë nga mbrojtësi i Al Hilal, duke përkeqësuar marrëdhëniet mes dy veteranëve. Senegali u eliminua në fazën e 1/16 së finales pas humbjes ndaj Belgjikës.