Situata u tensionua mëngjesin e së enjtes përpara Kuvendit, ku qytetarët ishin mbledhur rreth orës 09:20, para fillimit të seancës plenare. Gjatë mbërritjes së deputetëve socialistë, një grup protestuesish sulmoi me vezë dhe miell. Policia ndërhyri menjëherë, duke shoqëruar tetë persona.
Masat e sigurisë rreth Parlamentit ishin shtuar që në orët e para të mëngjesit. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, ishin pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë dhe një autobot uji. Ky i fundit u përdor për shpërndarjen e protestuesve pasi situata u përshkallëzua.
Gjatë protestës u shënuan incidente të ndryshme, përfshirë përplasje fizike dhe hedhje mjetesh piroteknike. Përleshjet detyruan ndërhyrjen e forcave të rendit me ujë dhe gaz lotsjellës.