Goli i barazimit 2:2 i shënuar nga Joshko Gvardiol në minutën e 103-të të ndeshjes midis Kroacisë dhe Portugalisë u anulua pas ndërhyrjes së VAR. Shkak ishte prekja e topit nga Igor Matanoviq, i cili ndodhej në pozicion jashtë loje.
Vendimi u mor falë teknologjisë “snicko”, e inkorporuar në topin Adidas “Trionda” të Botërorit. Kjo teknologji, e përdorur më parë në kriket, mundësoi vërtetimin e kontaktit të lehtë të Matanoviq me topin, pavarësisht se pamjet fillestare televizive nuk e tregonin qartë këtë. FIFA konfirmoi më vonë se “Connected Ball Technology” siguroi të dhëna të sakta për vendimin e gjyqtarit.
Anulimi i golit i dha fitoren Portugalisë me rezultatin 2:1, duke i siguruar kësaj të fundit kalimin në fazën e një të tetës së finales. Ndeshja, e konsideruar ndër më të mirat e Kupës së Botës, kishte një fund dramatik. Ivan Perishiq shënoi fillimisht për Kroacinë, Cristiano Ronaldo barazoi me penallti pas rishikimit të VAR, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë. Tifozët kroatë shfaqën pakënaqësi pas vendimit, duke hedhur shishe në fushë dhe shkaktuar ndërprerje të përkohshme të ndeshjes.