Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të rinjsh ndodhi në Qendrën e Qytetit Fairlane të premten. Një viktimë vdiq brenda qendrës tregtare, ndërsa tjetri ndërroi jetë në një spital aty pranë. Një person i tretë mbeti i plagosur.
Të shtënat ndodhën gjatë fundjavës së 4 Korrikut, periudhë e shënuar historikisht me rritje të dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara. Klientët u detyruan të iknin me shpejtësi nga qendra tregtare. Një person u godit nga një automjet jashtë qendrës, teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
Qendra tregtare u evakuua menjëherë pas të shtënave. Policia ka planifikuar ta mbajë atë të mbyllur ndërsa vijon hetimet.