Pamjet e kamerave të sigurisë zbardhën dinamikën e konfliktit. Fillimisht, personat e përfshirë u panë duke u fjalosur në bulevard. Pas debatit verbal, situata përshkallëzoi me nxjerrjen e armëve të zjarrit dhe shkëmbim krismave.

Dy vëllezër me inicialet F.Z. dhe F.Z., si dhe daja i tyre, A.Xh., mbetën të plagosur. Po ashtu, një kalimtar i rastit pësoi lëndime nga të shtënat.

Të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK. Prokuroria dhe Policia e Kosovës nisën hetimet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.