Incidenti i plagosjes ndodhi të martën në Podujevë. Katër persona morën plagë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati, deklaroi se ka informacione se të plagosurit kanë lidhje familjare. Megjithatë, detaje më të thelluara nuk janë dhënë. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Policia është angazhuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit. Nuk ka informacione për viktima deri më tani.