Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund beqarisë në një dasmë të konsideruar si një nga më të bujshmet e vitit 2026. Ceremonia, e përshkruar si intime, u mbajt në një ambient të dekoruar si kopsht sekret, ku Madison Square Garden u shndërrua në një pyll magjik me lule të bardha dhe gjelbërim natyral.

Mes të ftuarve ishin Selena Gomez, Jennifer Lopez dhe Emma Stone, si dhe miq të vjetër e fqinjë të çiftit. Për të përballuar emocionet, në çdo vend ishte vendosur një shami e qëndisur. Taylor Swift, e veshur me një fustan Dior, lexoi betimet e saj nga një libër me kopertinë të artë. Fjalët e saj prekëse e emocionuan Travis Kelce-n, i cili nuk i përmbajti dot lotët. Edhe betimet e Kelce ishin po aq të gjata dhe personale.

Çifti zgjodhi fjalime të gjata dhe intime në vend të premtimeve tradicionale, duke rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe premtimet për të ardhmen. Gazetarja Robin Roberts e përshkroi ceremoninë si vërtet intime, me një përzierje të ftuarish nga bota e artit dhe jetës së përditshme.

Festimet vazhduan me performanca muzikore nga Paul McCartney, Stevie Nicks dhe Tim McGraw. Nëna e Taylor Swift priti të ftuarit në një sallë me bare dhe kënde gastronomike që ofronin specialitete të ndryshme. Pas ceremonisë, një ekran gjigant u ndriçua me mesazhin: “Just T&T Married!”.