Lajmi për dasmën e çiftit të njohur ka ngjallur spekulime, ndonëse ata kanë ruajtur diskrecionin rreth marrëdhënies së tyre. Historia e dashurisë së Swift dhe Kelce nisi në vitin 2023.
Travis Kelce u përpoq t'i dhuronte një byzylyk miqësie me numrin e tij gjatë një koncerti të Taylor Swift në Kansas City. Ky moment u bë viral dhe tërhoqi vëmendjen e këngëtares.
Çifti e bëri publike lidhjen në shtator 2023. Taylor Swift u pa duke ndjekur një ndeshje të Kelce-s, duke festuar me emocion në stadium. Që atëherë, lidhja e tyre u forcua. Taylor Swift ka udhëtuar shpesh për të ndjekur ndeshjet e ekipit të tij.
Në fillim të vitit 2024, ata u shfaqën gjithnjë e më të afërt në publik. Fansat nisën t'i thërrasin me nofkën "Tayvis", duke i kthyer në një fenomen kulturor global. Edhe këngët e Taylor Swift kanë nisur të pasqyrojnë këtë lidhje, duke rritur më tej interesin e miliona fansave në mbarë botën.