Veprimet e Tantashevit u kritikuan për humbjen e kontrollit të lojës së tensionuar, ku Paraguai luajti ashpër dhe Franca shënoi fitoren me një penallti të Kylian Mbappes, e cila u akordua pas ndërhyrjes së VAR.

Gjyqtari uzbek ka arbitruar më parë ndeshje të tjera të profilit të lartë, si Algjeria-Austria (3:3) dhe Maroku-Skocia (1:0), ku në këtë të fundit u akuzua se i mohoi Skocisë dy penallti.

Ilgiz Tantashev, lindur në Bukhara, nuk kishte ëndërruar fillimisht të bëhej gjyqtar. Ai ishte mbrojtës dhe mesfushor, por e ndërpreu karrierën në moshën 15-vjeçare pas një lëndimi të rëndë. Ai e nisi karrierën e tij si asistent në arbitrim në vitin 2008, në moshën 24-vjeçare.

Tantashev ka drejtuar dy finale të Ligës së Kampionëve të Azisë, përfshirë atë midis Al Ahli dhe Machida. Në vitin 2021, ai u shpall gjyqtari më i mirë në Uzbekistan. Në total, nga viti 2008, ai ka arbitruar 300 ndeshje, duke dhënë 1260 kartonë të verdhë dhe 33 të kuq.

Ai ka qenë gjithashtu arbitër në Olimpiadën “Parisi 2024” në dy fitore të Francës U21 ndaj Guinesë dhe Argjentinës në çerekfinale, si dhe në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube mes Interit dhe River Plate, e cila u shënua nga tensionet dhe dy kartonë të kuq për ekipin argjentinas.