Sveçla e bazoi këtë pretendim në ndarjen e drejtorive dhe ndërmarrjeve komunale, pas koalicionit me kryetarin Përparim Rama. Ai theksoi se drejtoritë dhe ndërmarrjet me pasuri apo qarkullim financiar më të madh dhe volum më të lartë pune i janë ndarë Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë një interviste televizive, Sveçla e cilësoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, si “komentator politik”. Sipas tij, Rama është duke u marrë me komente mbi zhvillimet në nivel qendror, në vend që të fokusohet te çështjet komunale.