Edicioni i këtij viti do të sjellë emra të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix. Programi është ndarë në katër skena: “Sunny Hill Stage” si skena kryesore, “C4 Stage” për muzikë elektronike, “The Next Stage” për artistët e rinj dhe “The Satellite” si skena më e vogël.
Në skenën kryesore, përveç tre emrave të mëdhenj, do të performojnë edhe Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien, si dhe artistët shqiptarë Dhurata Dora, Buta e Lyrical Son. Skena “C4 Stage” do të mirëpresë DJ-ë si Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salomé Le Chat, Tommy Gold, Gjin dhe Kamelia, duke theksuar identitetin elektronik të festivalit.
“The Next Stage” dhe “The Satellite” do t'u ofrojnë hapësirë skenës lokale, alternative dhe artistëve në zhvillim. Këtu do të ngjiten Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B dhe Us Two. Ky kombinim e bën edicionin e vitit 2026 një nga programet më të plota të “Sunny Hillit” deri më tani, duke ndërthurur emra botërorë, artistë shqiptarë, DJ të skenës elektronike dhe performues të rinj.