Festivali do të sjellë emra ndërkombëtarë si Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix si artistë kryesorë. Programi përfshin gjithashtu artistë shqiptarë, DJ të njohur botërorë dhe zëra të rinj të skenës muzikore lokale.

Në skenën kryesore, Sunny Hill Stage, do të performojnë Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix, Dhurata Dora, Blanco, Esdeekid dhe Tyson O’Brien. Skena C4 do të fokusohet në muzikën elektronike me Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salomé Le Chat, Tommy Gold, Gjin dhe Kamelia.

Festivali i kushton rëndësi edhe skenës lokale dhe artistëve në rritje përmes The Next Stage dhe The Satellite. Aty do të performojnë Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B dhe Us Two.

Organizatorët theksojnë se festivali vazhdon traditën e sjelljes së emrave të njohur të muzikës botërore, duke e cilësuar atë si festivalin më të madh në rajon. Pritet që festivali të presë mbi 30 mijë vizitorë në ditë. Këtë vit do të ketë edhe dy skena të ditës, të cilat do të fillojnë me performanca nga ora 13:00 dhe do të ofrojnë hapësira me hije për publikun.