Festivali tërheq emra të mëdhenj të skenës botërore, duke e kthyer atë në një destinacion të preferuar veror. Përveç muzikës, Sunny Hill ofron zona të dedikuara për argëtim, ushqim dhe aktivitete të ndryshme. Këto hapësira u mundësojnë pjesëmarrësve të kalojnë të gjithë ditën aty.

Edicioni i sivjetmë sërish përfshin një program të pasur. Organizatorët kanë publikuar tashmë oraret e performancave. Kjo u shërben pjesëmarrësve për të planifikuar përvojën gjatë tri netëve të festivalit.

Sunny Hill Festival ka ndikuar në promovimin e Kosovës si destinacion turistik dhe kulturor. Festivali renditet ndër më të njohurit në rajon, duke sjellë çdo verë mijëra vizitorë në Prishtinë.