Incidenti ndodhi ndërsa i dyshuari po transferohej për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Ai kishte marrë ndihmë mjekësore dhe ishte pajisur me raport mjekësor për këtë transferim.
Gjatë procesit të nxjerrjes nga qendra e paraburgimit dhe vendosjes së prangave, i dyshuari rezistoi dhe sulmoi drejtpërdrejt zyrtarin policor. Polici i lënduar mori ndihmë mjekësore.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.