V.P., 61 vjeç, banues në Shkup, u ndalua nga autoritetet pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”. Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Makedonski Brod ka ngritur kallëzim penal ndaj tij.
Ngjarja ndodhi më 12 qershor 2026, kur i dyshuari sulmoi fizikisht nëpunësin policor gjatë kohës që ky i fundit po kryente detyrat e tij zyrtare. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi ndalimin dhe masat e ndërmarra.