Katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me incidentin. I arrestuari është 33-vjeçari me inicialet E.H. Personat e proceduar në gjendje të lirë janë shtetasit K.M., V.K., E.L., Sh.B., V.D., E.N. dhe B.K.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të tjerëve të dyshuar për veprime të dhunshme kundër punonjësve të policisë dhe godinës së komisariatit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. Akuzat përfshijnë “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe vepra të tjera penale të lidhura me tubimin.